close

SEE CINEMA NETWORK

Rrjeti Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore, që zakonisht është shkurtuar në SEE Cinema Network, është një institucion i mirëfilltë i filmit. U themelua në pranverën e vitit 2000 në ishullin Hydra, ku organizatat që përfaqësonin Qendrat Kombëtare të Filmit të 11 vendeve të Evropës Juglindore u takuan për ta ngritur atë.

Qendra e filmit grek mori përsipër për të siguruar rrjetin e ri me mbështetje dhe staf të sekretarisë, dhe për të mbuluar shpenzimet operative.

Rrjeti funksionon me kontributet e fondeve të secilin anëtarë.

SEE qeveriset nga Asambleja e Përgjithshme e Përfaqësuesve Kombëtarë, një komitet ekzekutiv tre anëtarësh dhe Sekretari Ekzekutiv i saj. Asambleja e Përgjithshme mblidhet dy herë në vit: një herë në qershor në një nga vendet anëtare të Rrjetit dhe një herë në nëntor në Selanik, selinë e Rrjetit.

Rrjeti synon të zhvillojë bashkëpunimin midis profesionistëve të filmit në shtetet e saj anëtare. Për këtë qëllim, ai mbështet:

Zhvillimi i bashkëprodhimeve ndërkombëtare (filmat të metrazhit të gjatë artistik)
Prodhimi i filmave të shkurtëra (të cilat janë pjesë-fonde)

Rrjeti i SEE-së gjithashtu organizon ngjarje të dizajnuara për të promovuar filma e anëtarëve të sajë. Ngjarje të tilla përfshijnë prezantimin e një programi ballkanik në festivale të ndryshme kombëtare të mbajtura në shtetet anëtare të Rrjetit dhe vendosjen e një jave kushtuar kinemasë kombëtare të një anëtari në një shtet tjetër anëtar.

Rrjeti gjithashtu synon të zhvillojë bashkëpunime me rrjete të tjera të ngjashme rajonale, si dhe me vendet fqinje në Mediteran.

Qendra Kinematografike e Kosovës është antarësuar në vitin 2017.

Për më shumë klikoni KËTU

 

Partnerët tanë