close

Premiera botërore e “Rrugës” në Kanë

Më pak se tri vite pas shfaqjes së filmit të shkurtë “Pa vend”, filmi i radhës nga Samir Karahoda përfaqëson Kosovën për herë të dytë në garën kryesore të festivalit më të rëndësishëm në botë.

“Rrugës”, shkruar nga Samir Karahoda dhe djali i tij Mironi, shfaqi premierën botërore së bashku me dhjetë filmat të tjerë të shkurtë nga e gjithë bota të cilët garojnë për palmën a artë të Kanës.

Në mbështetje të filmit në premierë ishin të pranishëm Ministri Çeku, Ambasadori i Kosovës në Francë z. Halimi, këshilltarja për kulturë Rozafa Imami, dhe Drejtoresha e QKK-së Blerta Zeqiri.

Filmi sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit. Ndërsa përballen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, ata gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen.

Në rolet kryesore laujnë Ylber Mehmeti dhe Miron Karahoda. Drejtor i fotografisë Samir Karahoda, montuar nga Enis Saraçi.

Filmi është produksion i ‘SK Pictures’ me producentë Eroll Bilibani dhe Samir Karahodën.

“Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves, Televizioni Kulturor Evropian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.

Partnerët tanë