Filmi artistik “Dua”, me regji nga Blerta Basholli dhe prodhim të Ikonë Studio, kishte sonte premierën rajonale në Sarajevo Film Festival, ku u shfaq në Sarajevo National Theatre, në kuadër të Competition Programme – Narrative Feature Film.
Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Kushtrim Hoxha, Yllka Gashi, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.
Premiera rajonale në Sarajevo Film Festival shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e filmit dhe prezantimin e tij para publikut dhe profesionistëve të industrisë së filmit.