QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS NDAN ÇMIMIN CINELINK PËR PROJEKTIN “THE TASTE OF PEACH”
Qendra Kinematografike e Kosovës ka ndarë CineLink Award, në vlerë prej 10,000 eurosh, për projektin “The Taste of Peach”, me skenar dhe regji nga Elena Mikaberidze, në kuadër të CineLink Industry Days në edicionin e 32-të të Sarajevo Film Festival.
Çmimi iu nda projektit si pjesë e mbështetjes së projekteve të përzgjedhura në CineLink, një prej platformave kryesore të industrisë së filmit në rajon.