Filmi artistik “Shame and Money”, me skenar dhe regji nga Visar Morina, pati sonte premierën rajonale në Sarajevo Film Festival, ku u shfaq në Sarajevo National Theatre, në kuadër të Competition Programme – Narrative Feature Film.
Në rolet kryesore interpretojnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Alban Ukaj, Kumrije Hoxha dhe Fiona Gllavica.
Premiera rajonale në Sarajevo Film Festival shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e filmit dhe prezantimin e tij para publikut dhe profesionistëve të industrisë së filmit.