Dokumentari i metrazhit të shkurtër “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me regji të Sovran Nrecajt dhe producente Aurela Kadriun u dha premierë botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë.
Projekti është i mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Dokumentari shpalos tregimin e Franit dhe Verkës, një çift kroat nga Kosova, të cilët janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë. Përmes dokumentimit të një dite të çiftit, dokumentari na fton të rimendojmë ndjenjat e vetmisë, përkatësisë dhe lidhjes me vendin që e quajmë shtëpi.
Pas premierës, ekipi i filmit ju përgjigjën pyetjeve të audiencës në një sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve të moderuar nga Rada Sesic, programere e programit të filmave dokumentarë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.