close

ME "VERA ANDRRON DETIN" NISË FESTIVALI PRIFEST

ME "VERA ANDRRON DETIN" NISË FESTIVALI PRIFEST 


Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë -PriFest, ka nisur me premierën kombëtare të filmit "Vera andrron detin", me regji të Kaltrina Krasniqit, skenar të Doruntina Bashas dhe producent Shkumbin Istrefi.

"Ka qenë shumë bukur të shoh që qyteti ku unë jam rritur, është këtu sonte. Unë jam vajzë e Prishtinës dhe e kam emrin Kaltrinë. Kjo është kinemaja ku unë e kam parë filmin e parë në jetën time kur isha gjashtë vjeç dhe kam ardhur me shkollën time në atë kohë. Ndërsa sot i kam katërdhjetë vjet dhe po kthehem në këtë kinema prapë. “Vera andrron detin” e ka pasur premierën tash e një vit në festivalin e Venedikut dhe jam shumë e lumtur që më në fund po e ndaj me publikun e qytetit tim. Natyrisht që jam shumë e emocionuar. Ne kemi udhëtuar në gjithë botën dhe po vazhdojmë të udhëtojmë, por është shumë bukur që e ndaj sonte me ju", ka thënë regjisorja Krasniqi.

"Vera andrron detin" është pjesë e programit garues të PriFest, në mesin e dhjetëra filmave vendor dhe ndërkomëtar dhe triumfues në festivale të ndryshme botërore, siç është çmimi Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.

PriFest, nga 20 deri më 25 shtator 2022, do të shërbejë si vendtakim në mes filmbërësve vendor dhe ndërkombëtar dhe pikënisje e bashkëpunimeve të reja.

Partnerët tanë