close

‘Exil’ nga Visar Morina kandidat për Golden Globes 2021

‘Exil’ nga Visar Morina kandidat për Golden Globes 2021 Propozimi i Kosovës për Oscars, filmi ‘Exil’nga Visar Morina është kandidat për tu nonimuar edhe për Golden Globes që do të mbahen me 28 shkurt.

Artikulli i Golden Globes parafrazon regjisorin duke theksuar se filmi është pjesërisht autobiografik - Visari ishte 15 vjeç kur migroi në Gjermani. Megjithatë Visari elaboron që filmit paraqet diçka edhe më univerzale se sa vetëm përvojën e një emigranti: “Për sa i përket Xhaferit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë."

Vitin që lam pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për ta fituar më vonë Zemrën e Sarajevës, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës. Në tetor filmi i Visarit Morinës u zgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.

Filmi përcjellë Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.

Artikulli i Golden Globes për Ekzilin: https://www.goldenglobes.com/articles/exile-kosovo

Partnerët tanë