Kanë përfunduar xhirimet e filmit të gjatë artisitik “NË KËRKIM TË VENERËS” me regji dhe skenar të Norika Sefës dhe me producent Besnik Krapi.
Në rolet krysore luajnë Kosovare Krasniqi dhe Erjona Kakeli; në rolet tjetra: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, Bleon Monolli etj.
Filmi përcjellë përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinen. Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.
Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në Komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.
“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi poashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut.