close

KANË FILLUAR XHIRIMET E FILMIT TË SHKURTËR “GOOD GAME”

Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Good Game”, me skenar dhe regji nga Tristan Halilaj.

Filmi është prodhim i 4pt Films, me producente Blerta Ismaili, në bashkëprodhim me Degjenerata. Në rolet kryesore luajnë Tristan Halilaj, Blerta Ismaili, Alper Zilgir, Jon Dujaka, Nol Gashi, Rozafa Çelaj, Genc Elezaj dhe Lira Bytyqi.

Ekipi krijues përfshin Samir Karahodën si drejtor të fotografisë, Brilant Pirevën si drejtor artistik, Leonora Mehmetin për skenografinë dhe grimin, si dhe Venera Mustafën si kostumografe.

“Good Game” është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe 21. Oktober e.V.

Fotografitë nga xhirimet: Kushtrim Haxha.

Partnerët tanë