Qendra Kinematografike e Kosovës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se është hapur Konkursi për subvencionimin e projekteve filmike i vitit 2026.
Në kuadër të thirrjes së këtij viti, Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton edhe tre kategori të reja: Bashkëprodhim Minor për Film të Metrazhit të Shkurtër, Mbështetje për Shkrim të Skenarit për Serial Televiziv dhe Film i Metrazhit të Shkurtër Bazuar në Materiale Arkivore.
Përmes këtij Konkursi, projektet filmike do të mbështeten në këto kategori:
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - DOKUMENTAR
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - ME BUXHET TË ULËT, AVANT-GARDË/EKSPERIMENTAL
- BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE DOKUMENTAR
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR - ARTISTIK
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR - I ANIMUAR
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR - DOKUMENTAR
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR - STUDENTOR
- BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË SHKURTËR - ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE I ANIMUAR
- MBËSHTETJE PËR SHKRIM TË SKENARIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE I ANIMUAR
- ZHVILLIM I PROJEKTIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE I ANIMUAR
- MBËSHTETJE PËR SHKRIM TË SKENARIT PËR SERIAL TELEVIZIV
- POST-PRODUKSION PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE DOKUMENTAR
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR BAZUAR NË MATERIALE ARKIVORE
MËNYRA E APLIKIMIT
Aplikimi bëhet vetëm përmes emailit: [email protected]
Në subjektin (Subject) të emailit duhet të shënohet kategoria e aplikimit me numër të referencës dhe emri i projektit, sipas shembullit më poshtë:
Ref. Nr. QKK xx/2026 - Emri i Projektit
Në rast se aplikuesi dërgon më shumë se një aplikim për të njëjtin projekt në të njëjtën kategori, vetëm aplikimi i parë i dërguar do të merret parasysh.
Brenda 48 orëve nga pranimi i aplikimit, aplikuesi do të marrë konfirmim me email se aplikimi është pranuar.
Aplikimet me dokumentacion të pakompletuar diskualifikohen, në përputhje me Rregulloren (MKRS) Nr. 02/2023¹ për Konkurset dhe Mbështetjen Financiare të Veprave Filmike dhe Audio-vizuale, Neni 12, pika 1.
FORMULARËT PËR SHKARKIM
- Formulari e Aplikimit/Testit të Kulturës
- Formulari i Buxhetit
KUFIZIMET NË PJESËMARRJE
- Shtëpitë filmike që janë me vonesë në zbatimin e kontratave paraprake nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje.
- Shtëpitë filmike nuk kanë të drejtë konkurimi me më shumë se tri projekte brenda konkursit.
- Projektet që kanë filluar xhirimet nuk mund të aplikojnë në Konkurs. Përjashtim bëjnë projektet për post-produksion dhe filmat dokumentarë.
- Projektet që janë refuzuar tre herë në thirrjet e mëparshme nuk kanë të drejtë aplikimi.
Vërejtje - referuar Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit: punëtorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, dhe institucioneve vartëse të saj, nuk kanë të drejtë aplikimi në Konkurs.
AFATI I APLIKIMIT
Konkursi është i hapur nga data 23.09.2026 deri më 25.10.2026, në orën 00:00.