Skenari, autor i të cilit është poashtu Fatos Berisha i cili e përjetoi këtë ngjarje në realitet, dikton shpesh skena të vështira, lëvizje të mëdha lokacionesh, numër të madh figurantësh dhe shumë të papritura për 4 protagonistët në role kryesore, bëri që 22 ditët e xhirimit mos të jenë fare të lehta në realizim por disiplina në punë dhe shkathtësia regjisoriale e Berishës si dhe ekipi regjisorial që kishte rreth vetes mundësuan që xhirimet të kryhen në kohë rekord pa asnjë vonesë dhe me suksesin maksimal marrë parasysh kushtet në të cilat u punua.
“Është bërë një punë e madhe, me shumë mund dhe pasion për filmin nga gjithë ekipi, gjysma e punës është kryer tani na pret gjysma tjetër deri në përfundimin e plotë. Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë dhe ndihmuan projektin.” U shpreh regjisori Berisha.
Në role kryesore luajnë: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Mucaj dhe Shpëtim Selmani, ndersa ne role tjera paraqiten Refet Abazi, Shkumbin Istrefi, Luan Jaha, Vedat Bajrami, Armond Morina, Romir Zalla, Ilir Prapashtica, Rita Gjeka, Bislim Mucaj, Dibran Tahiri dhe Fisnik Ademi, ndërkohë një prezencë speciale në rol dytësor kishte edhe aktori i njohur boshnjak i cili jeton dhe vepron në Londër, Velibor Topic, i njohur për rolet e tij në Robin Hood, Kingdom of Heaven, etj.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografise së Shqipërise. Premiera e filmit pritet të jetë në fillim të vitit 2019 kur filmi mund të fillojë rrugëtimin e tij nëpër festivale të ndryshme.