close

Lum ÇITAKU

U. D. Drejtor

+383 38 213 227

Lumi ka afer dy dekada pervoje pune ne filmberje dhe arte vizuele, dhe mbi 10 vjet pervoje ne menaxhim te kultures. Ai ka punuar si krijues, drejtor kreativ, producent, ligjerues dhe hulumtues i filmit, mediave te reja dhe lojerave digjitale, duke integruar antropologjine bashkekohore ne procesin e dizajnimit dhe prodhimit.

Lumi ka perfunduar studimet e nivelit Master ne Antropologji Vizuele dhe te Mediave (Departamenti i Shkencave Politike dhe Sociale  Instituti i Antropologjise Kulturore dhe Sociale ne Universitetin Freie ne Berlin). Paraprakisht ka perfunduar studimet Bachelor ne Arte dhe Shkenca te Aplikuara nga Instituti i Teknologjise i Rocesterit  Kosove, ku tani ligjeron.

Si bursist programit te EU-se - Young Cell Scheme qe ka per qellim ndertimin e nje shebimi civil profesional dhe apolitik ne Kosove, Lumi i eshte bashkuar Qendres Kinematografike te Kosoves ne janar 2019, per te vazhduar kontributin e tij ne fushen e filmit edhe nga perbrenda institucioneve.

Gjate studimeve te koncentruara ne nendisiplinen e Antropologjise Dixhitale, Lumi ka zgjeruar projektin e tij 'An Anthropology of Interface - Dialektika dhe Estetika e te Krijuarit me Digjitalen'  nje fenomenologji tempo-historike - kombinim i hulumtimit etnografik ne disa vende, etnografise shqisore e digjitale, dhe filmit interaktiv qe heton jetet e krijuesve digjitale duke bashke-eksploruar shtresimet e sistemeve themelore te besimeve, perjetimet dhe besimet, per te analizuar bashke me ta relacionet e tyre te tanishme me formesimet e tyre filozofike, angazhimet e perditshme dhe me krijimet e tyre.

Nder punet audivizuele dhe ne media-te-reja/new media te tija jane: "Grate e Lirise"/"Women of Liberty" (2020), "Cineks. com" (2021), "Shtepite-shkolla ne vitet e 90-a"/"School-Houses in Kosova during the 1990s" (2021), "Undesignate. com" (2021) 'Botefilmi'  "GOF" (2019), "Voices From Within" (2018), "The numerous thoughts and things"  film interaktiv (2017), "Machinima Film" (2016) etc.

Stafi Ynë

Partnerët tanë