
Blerta Zeqiri
Drejtore+383 38 213 227
[email protected]
+383 38 213 227
Lumi ka mbi dy dekada përvojë të pasur në filmbërje, arte vizuele e mediatike, si dhe mbi një dekade përvojë në hulumtim dhe menaxhim të kulturës. Ai ka punuar si regjisor e krijues, drejtues programesh kulturore e kinematografike, producent, ligjërues dhe hulumtues i filmit e mediave të reja duke integruar njohuritë e praktikat nga antropologjia bashkëkohore në procesin krijues dhe atë të prodhimit.
Ai ka përfunduar studimet e nivelit Master në Antropologji Vizuele dhe të Mediave (Departamenti i Shkencave Politike dhe Sociale - Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Sociale në Universitetin Freie në Berlin) me notën më të lartë. Paraprakisht ka përfunduar studimet Bachelor në Arte dhe Shkenca të Aplikuara nga Instituti i Teknologjisë i Roçesterit (A.U.K), ku ligjëron mediat e reja, antropologjinë, filmin dhe dizajnin.
Gjatë studimeve (2014 - 2017) të koncentruara në nëndisiplinën e Antropologjisë Digjitale, ka zgjeruar projektin e tij 'Dialektika dhe Estetika e të Krijuarit me Digjitalen - An Anthropology of Interface' një
fenomenologji tempo-historike - kombinim i hulumtimit etnografik në disa vende, etnografisë shqisore e digjitale, dhe filmit interaktiv që heton jetët e krijuesve digjitalë. Vazhdon të ndërtoj mbi praktikën që eksploron ndërthurjen antropologji - art përmes metodologjive etnografike shqisore, afektive dhe pjesëmarrëse, së fundmi në kuadër të projektit kërkimor nën titullin “Epistemologjitë Ontologjike - An Anthropology of Consciousness, Sentience, and Intimacy in the Thick of the AI Turn”.
Si bursist programit YCS të EU-së dhe Qeverisë së Kosovës - që ka për qëllim ndërtimin e një shërbimi civil profesional dhe apolitik në Kosovë, në 2019 Lumi i është bashkuar Qendrës Kinematografike të Kosovës për të vazhduar kontributin në fushën e filmit edhe nga përbrenda institucioneve, dhe ku ka udhëhequr institucionin qëndror të filmit gjatë viteteve 2021-2023. Ai është poashtu anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.
Ndër veprat audivizuele dhe media-të-reja të tija përfshihen: “Machinima-film” (2016), “The Numerous Thoughts and Things” - film interaktiv (2017), “Gratë e lirisë” (2018), Botëfilmi "Gof" (2019) etj.
+383 38 213 227
[email protected]
+383 38 211 464
[email protected]
+383 38 213 227
[email protected]
+383 38 213 227
[email protected]
+383 38 213 227
[email protected]