Njoftim për Shtyrjen e Afatit për Subvencionimin e Projekteve Filmike të Metrazhit të Gjatë
Për shkak të problemeve teknike që aplikuesit kanë hasur në platformën online gjatë ditës së djeshme, afati për aplikim për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë është shtyrë.
Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri sonte, më 13 janar 2025, në ora 23:59.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju inkurajojmë të përfundoni aplikimet tuaja brenda këtij afati të ri.