Kosova sot feston nominimin e saj të parë në Akademinë OSCARS® 2016, gjë që shënon suksesin më të madh të industrisë së filmit kosovar deri më tani.
Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në ‘Academy of Motion Pictures Arts and Science’ me filmin ‘Shok’, bashkëprodhim ky mes Kosovës dhe Anglisë.
![Image](/uploads/images/2018/March/12/auto_shok_ekipa1520875409.jpg)
Me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue, filmi ‘Shok’ sapo u nominua bashkë me 4 filma të tjerë për çmimin ‘Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të OSCARS®
![Image](/uploads/images/2018/March/12/auto_shok_hashimi1520875418.jpg)
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
![Image](/uploads/images/2018/March/12/auto_shok_isa_mustafa11520872490.jpg)
‘Shok’ është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.
![Image](/uploads/images/2018/March/12/auto_shok_edi_rama_11520872507.jpg)
Kjo është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare deri më tani dhe ‘Shok’ tashmë ia ka hapur dyert filmave kosovar që të jenë prezent në ngjarjet më të mëdha të filmit.
![Image](/uploads/images/2018/March/12/auto_shok_shpend_ahmeti1520875479.jpg)