Ky memorandum bashkëpunimi ndërmjet palëve lidhet me qëllim të organizimit të ‘Kinemasë Verore’ në Komunën e Podujevës dhe do të implementohet në verën e vitit 2023.
Përmes këtij bashkëpunimi, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe interesin e publikut për filma të prodhuar në Kosovë, promovimin e krijuesve vendas dhe rrjetizimin në mes të këtyre dy institucioneve.