close

Ndahen çmimet vjetore për kinematografi

Sot në Ministrinë e Kulturës, ministri Hajrulla Çeku ndau dy çmimet vjetore në kinematografi për këtë vit.

Çmimi Kombëtar për vepër jetësore "Bekim Fehmiu" i takoi Menduh Nushit teksa Çmimi vjetor për kinematografi iu nda dy të nominuarve, regjisores Kaltrina Krasniqi dhe montazherit Enis Saraçi.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Blerta Basholli, Ujkan Hysaj, Valmira Hyseni, Rozafa Çelaj dhe Gazmend Bajri.

Këto çmime u ndahen personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin dhe të arriturat gjatë karrierës.

Urime fituesve dhe faleminderit për kontributin e veçantë në avancimin e kinematografisë.

Partnerët tanë