Kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë artistik “Burri i shtëpisë”, me skenar, regjisor dhe producent Andamion Murataj dhe bashkëproducent nga Kosova, Ismet Sijarina.
Filmi mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Lissus Media. Në rolet kryesore luajnë aktorët kosovarë Bislim Muçaj dhe Astrit Alihajdaraj.
“Burri i shtëpisë” është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Austrisë, Kroacisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.