close

“Një Filxhan Kafe Dhe Këpucë Të Reja Veshur” Perfaqëson Shqiperinë Në Oscars Dhe Do Të Shfaqë Premierën Në Tallin

“NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR” PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË OSCARS DHE DO TË SHFAQË PREMIERËN NË TALLIN

 

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” i regjisorit Gentian Koçi, bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Portugalisë dhe Greqisë, do të jetë kandidatura zyrtare e Shqipërisë në edicionin e 95-të të OSCARS.

Ky film i cili do ta përfaqësoj Shqipërinë në Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ka për producent Gentian Koçin, Blerina Hankollarin dhe bashkëproducent nga Kosova, Liridon Cahanin.

Përveç OSCARS, filmi do të ketë premierën botërore në edicionin e 26-të në Festivalin e Filmit “Tallinn Black Nights” në Estoni, duke qenë pjesë e konkurimit zyrtar në garën kryesore për çmimin “Filmi Artistik Më i Mirë”.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës

Partnerët tanë