Aktori i ri kosovar Val Maloku i cili pati paraqitjen e parë para publikut në filmin ‘Babai’ nga Visar Morina, po vazhdon karrieren prej aktorit. Ai pas filmit ‘Babai’ ka luajtur edhe në serialin Legends dhe së fundmi në filmin ‘The Zookeeper’s Wife’ nga Niki Caro, përkrah aktorëve të famshëm si Jessica Chastain dhe Daniel Brühl.
Ky film pati premierën botërore dje, 7 mars 2017, në Varshavë të Polonisë ku Val Maloku së bashku me pjesën tjetër të ekipës parakaluan në tepihun e kuq.
‘The Zookeeper’s Wife’ është i bazuar në ngjarje të vërtetë për një familje polake të cilët i dalin në ndihmë hebrenjëve dhe Val Maloku luan rolin e djalit të Antonina dhe Jan Zabinski.