close

Arben Zharku rizgjedhet anëtar i bordit të drejtorëve të European Film Promotion

 

Në mbledhjen e fundit të asamblesë gjenerale të European Film Promotion (EFP) të përbërë nga 37 shtete anëtare, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është ri-zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të kësajë organizate.

 

Krahas drejtorit të QKK-së anëtarë tjerë janë emëruar Eda Koppel, Shefe e Institutit të Filmit të Estonisë, Daniela Elstner, Drejtoreshë Ekzekutive e UniFrance, Simone Baumann, Drejtoreshë e Përgjithshëm e German Films. Markéta Santrochová Drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Çekisë, Stine Oppegaard Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin Norvegjez të Filmit si dhe Briony Hanson, Drejtoreshë e Filmit në Këshilli Britanik.

 

“Është nderë që bashkë me kolegët tjerë Evropian të ndajmë përgjegjësi në promivimin sa më të mirë të kinematografisë Evropiane dhe njëkohësisht të përfaqësojë interest e shumë vendeve nga po ky kontinent.” U shpreh z. Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së.

 

EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik agjencive dhe institucioneve kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës.

 

Partnerët tanë