close

Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina rrëmben ‘Zemrën e Sarajevës’

‘Exil’ sonte triumfoi në Sarajevë duke e fituar çmimin kryesorë të festivalit ‘Zemrën e Sarajevës’ në një ceremoni të organizuar online për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Këtë vit juria e programit kryesor garues përbëhej nga regjisori frances Michel Hazanavicius, drejtori artistik i Festivalit të Berlinit Carlo Chatrian, aktorja kroate Jadranka Dokic, regjisori serb Srdan Golubovic dhe nga ekspertja e industrisë nga Meksika Andrea Stavenhagen. Në një video të dërguar, regjisori Morina shprehet mjaft i lumtur me çmimin: ‘

Jam shumë i gëzuar me çmimin, faleminderit! E kisha një vit shumë të ngarkuar në realizimin e këtij filmi dhe nganjëherë ndihesha më i humbur se karakteri i filmit, e ky çmim më ndihmon shumë. Falemnderit jurisë dhe festivalit’. Filmi i cili u shpërblye më heret sot edhe nga magazina evropiane Cineuropa për regjinë më të mirë, rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exil”-i sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Ky edicion i Festivalit të Sarajevës kishte një presence të madhe të kinematografisë se Kosovës ku përveç pjesëmarrjes së filmit ‘Exil’ ishin edhe ‘Galaktika e Andromedës’, ‘Zana’ dhe ‘Vera Andrron Detin’.

Partnerët tanë