Projektet filmike të cilat kanë aplikuar këtë vit për mbështetje në kategoritë film i metrazhit të shkurtër artistik, dokumentar, animacion dhe zhvillim skenari, kanë pasur dje, me datë 30 maj 2017, prezentimin përpara jurisë vlerësuese. Juria vlerësuese e përbërë nga Jahi Jahiu, Ilir Kabashi, Adil Olluri, Rebeka Qena, Florent Mehmeti, Veton Nurkollari, Eshref Durmishi kanë vendosur të mbështesin në tërësi 11 projekte nga 23 sa kanë aplikuar në këto kategori.
Në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër artistik janë mbështetur këto projekte:
‘Klithmë’ me skenar nga Korab Lecaj dhe Hazir Haziri. regji nga Korab Lecaj, producent Besar Zahiti.
‘Zona’ me skenar nga Armend Ismajli, regji nga Astrit Kabashi, producent Granit Limani.
‘Nanë’ me skenar dhe regji nga Valbona Jashari dhe producent Jetmir Zenelaj.
‘Ajo’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça.
‘Liria e Zgjedhjes’ me skenar nga Semira Latifi, regji nga Birol Urcan, producent Agron Berisha.
Në kategorinë e filmit dokumentar janë mbështetur këto projekte:
‘Aktorët e Kanës’ me skenar dhe regji nga Mentor Spahiu dhe producent Izet Morina.
‘Avenge’ me skenar dhe regji nga Marija Zidar dhe producent Latif Hasolli.
‘Urtësia’ me skenar dhe regji nga Bujar Berisha dhe producent Berat Kryeziu.
Ndërsa në kategorinë zhvillim skenari janë mbështetur këto projekte:
‘Hotel Slavia’ me skenar nga Besart Sllamniku dhe producente Edona Reshitaj.
‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norikë Sefa dhe producent Besnik Krapi.
‘Lëkura e Dashit’ me skenar dhe regji nga Dren Zherka dhe producente Getoarbë Mulliqi.
Kurse prezentimet e projekteve përpara jurisë në kategoritë e filmit të metrazhit të gjatë do të mbahen të shtunën, me datë 3 qershor 2017 dhe rezultatet pritet të dalin javën që vjen.