close

U nënshkrua marrëveshja në mes Tatino Films dhe Kosovës, Shqipërisë, Malit Të Zi e Maqedonisë

Në shtandin e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Tatino Films dhe Qendrës Kinemaktografike të Kosovës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Qendra së Filmit të Malit të Zi, e Agjensionit te Filmit të Maqedonisë Veriore.

Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikqyrjen nga ana 5 ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues  të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit. Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Balkans 2020 që do te zvhillohet këtë vit.

Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.

Partnerët tanë