close

'Exil' nga Visar Morina edhe në Berlinale

Pas Sundance Film Festival edhe Berlinalja, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, ka publikuar programin e filmave të kategorisë Panorama, pjesë e të cilit është filmi “Exil” i regjisorit nga Kosova Visar Morina.

Filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

“Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë (Yll Uka, Valon Bajgora) dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board. Film “Exil” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Linku i zyrtar i Berlinales:
https://www.berlinale.de/…/press-releas…/films-panorama.html

 

Partnerët tanë