close

‘Rooftop Story’ premierë botërore në Montreal World Film Festival

Filmi ‘Rooftop Story’ me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela do të ketë premierën botërore në edicionin e 41-të të festivalit të kategorisë ‘A’ – Montreal World Film Festival në Kanada.
 
Festivali fillon me 24 gusht dhe zgjat deri me 4 shtator 2017 dhe filmi do të shfaqet në kategorinë ‘Focus on World Cinema’.
‘Rooftop Story’ është dramë e cila flet për humbje dhe pendim. Shpesh kur humbim diçka në jetë, megjithëse në shumicën e rasteve mbajmë përgjegjësi, kemi tendence të mos e pranojmë atë dhe përpiqemi ta hedhim fajin diku tjetër, mbi të tjerët dhe jo mbi veten tonë. Në rolet kryesore janë: Xhevdet Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Frame Production’ me producent Arben Shala, “Ikone Studio” me producent Valon Bajgora dhe Yll Uka si dhe bashkëproducent Vanco Mirakovski me kompaninë ‘Pigmento Visual Studio’.
Vitin e kaluar filmi i mbështetur nga QKK - ‘Eho’ me skenar dhe regji nga Dren Zherka pati premierën po në këtë festival ku edhe fitoi çmimin ‘Silver Zenith for the First Fiction Feature Film’.

 

Partnerët tanë