Ambasada Amerikane në Kosovë, American Film Showcase, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës organizojnë punëtorinë 5 ditore - Shkrimi i Skenarit për Serial Televiziv, për filmbërësit, skenaristët dhe producentët kosovar.
Jill Goldsmith është skenariste dhe producente që ka shkruar dhe prodhuar për seriale fituese të çmimeve Emmy si NYPD Blue, The Practice, Ally McBeal, Law & Order, and Boston Legal, dhe në 2008 ka qenë finaliste për Humanitas Prize, dhe ka qenë folëse në univerzitete, konferenca, dhe programe të shkrimit të skenarëve.
Për të aplikuar për punëtorinë dërgoni CV-në dhe letër-deklaratën motivuese në adresën [email protected] dhe [email protected] deri më 8 shtator, 2019, ora 18:00 me subjektin: Aplikim për Punëtorinë për Shkrim Skenari për Serial Televiziv.