Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit organizohen nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit.
Faruk Begolli është një ndër figurat më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare dhe njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi. Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1966. Është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin "Dodona" në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966) të Veljko Bulajic. Për të bashkëpunuar me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra). Rrolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.
Ftohen të gjithë kolegët, studentët, adhuruesit, dhe filmdashësit të vijnë me 23, 24 dhe 25 gusht në kinemanë Cineplexx të shiqojnë tre filma të përzgjedhur në të cilët luan Faruk Begolli.
Programi:
Era dhe Lisi - ora 20:00, kinemaja Cineplexx
Kur Pranvera Vonohet - ora 20:00, kinemaja Cineplexx
Proka – ora 20:00, kinemajaCineplexx
Linku i eventin në Facebook: https://www.facebook.com/events/742481329541631/
Ditët e filmit organizohen me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së aktorit Kosovar.
Hyrja është falas.