Filmi i gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji të Norika Sefës dhe me producent Besnik Krapin, ftohet të marr pjesë në ‘Works in Progress’ në kuadër të Festivalit të Kalrovi Varit.
Filmi përcjellë përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinen. Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes saj tradicionale.
“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi poashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës dhe e Kaçanikut.
Linku njoftues nga Cineuropa: https://cineuropa.org/en/newsdetail/374009/?fbclid=IwAR1mJZXKZZHDa9PDiL_YNEEcoL4Dl11eFQWoQhevTFS9sviCkjJvRYNZ8U4