Filmi KTHIMI (THE RETURN) i Kastriot Abdylit, pas disa paraqitjeve që pati në arenën ndërkombëtare, do të prezantohet edhe në edicionin e 28th International Film Festival Innsbruck, në konkurencë zyrtare i cili mbahet nga data 28 maj deri më 2 qeshor, 2019.
Filmi do të shfaqet me datë 29 maj në ora 17:50 në qytetin e Innsbruck të Austrisë dhe kjo paraqet mundësi të mirë edhe për komunitetin shqiptar në këto dy qytete që ta shikojnë këtë film, i cili për nga tematika është shumë i afërt me përditshmërinë e mërgimtarëve.
Filmi “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontarditat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare. Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.
Aktorët e angazhuar janë: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.
Filmi është bashkë-prodhim i Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.