Filmi “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit është ftuar të marr pjesë në edicionin e 41-të të festivalit ndëkombëtar të filmit në Moskë. Filmi do të shfaqet në programin jashtë konkurencës.
Ndërsa premiera kombëtare e filmit do të mbahet këtë të premte me datë 29 mars 2019 në kinemanë Cineplexx në Shkup, në ora 19:30.
Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media& Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.