close

Filmi AJO i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

Filmi Ajo është një nga nëntë filmat finalist në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018. Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente. Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurojnë 2000 filma prej të cilëve nëntë përzgjedhen finalist të festivalit. Filmat finalist shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurimit në Oscar. 

 

Filmi Ajo me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. Ne filmin Ajo luajn: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

 

Image

 

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy film te cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story.

 

http://www.manhattanshort.com

 

 

 

Partnerët tanë