close

Anëtarësimi i Kosovës në Creative Europe Fuqizon Sektorin Kreativ dhe Kulturor

Anëtarësimi i Kosovës në Creative Europe Fuqizon Sektorin Kreativ dhe Kulturor

Më 5 qershor 2018, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Z. Kujtim Gashi dhe Z. Tibor Navracsics, Komisioneri Evropian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport nënshkruajtën marrëveshje për pjesëmarrjen e Kosovës në Creative Europe.

Me rastin e Ceremonisë së Nënshkrimit në Bruksel, Komisioneri Navracsics theksoi se pjesëmarrja e Kosovës në Creative Europea do të forcon bashkëpunimin kulturor midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Kosovës. Për më tepër, Kosova bashkohet në një kohë kur BE'ja feston Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore, një mundësi e madhe për të rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe kontributin e saj pozitiv në ekonominë, zhvillimin shoqëror, dhe identitetin evropian. Kosova po i bashkohet nënprogramit të Kulturës dhe degës ndërsektorial të Creative Europe.

Me hyrjen e Kosovës në Creative Europe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (gjashtë shtete), tani marrin pjesë në program. Pjesëmarrja në Evropën Krijuese do të ofrojë mundësi të reja për të mbështetur sektorët kulturorë dhe krijues në Kosovë. Ajo gjithashtu do të ndihmojë bashkë-krijimiin, mirëkuptimin ë ndërsjellë, krijimin e hapësirave për kontaktet njerëzore, dhe ndërtimin e urave mes krijuesve.

"Anëtarësimi në Creative Europe është një hap tepër i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit kreativ në Kosovë, sidomos në sektorin audiovizuel. Po ashtu është një mundësi e madhe për rritje në bashkëpunimin rajonal dhe evropian dhe shkëmbimin kulturor midis anëtarëve ", theksoi Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Duke u mbështetur në faktin se programi i Evropës Krijuese kontribuon, ndër të tjera, për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin, krijimin e mundësive të reja ndërkombëtare, tregjeve dhe audiencës - MKRS konsideron se pjesëmarrja në këtë program është shumë e rëndësishme, shtoi ministri Gashi.

Tibor Navracsics, Komisionari Europian për Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin foli për rëndësinë e programit dhe perspektivën që pjesëmarrja u jep shteteve jo-anëtare të BE-së. Po ashtu, ai theksoi se ka përgatitje për periudhën e ardhshme buxhetore të Evropës Krijuese nga e cila Kosova do të përfitojë gjithashtu.

Partnerët tanë