close

Takimi FAMU-QKK

Me ftesë të dekanit të Akademisë së filmit në Pragë (FAMU) z.Pavel Jech, drejtori dhe Kryesuesi i Këshillit drejtues të QKK, z.Fatos Berisha dhe z.Arben Zharku vizituan këtë insitucion prestigjioz të filmit. Qëllimi i vizitës ishtë finalizimi i marrëveshjes me FAMU për bashkëpunim dhe hapjen e mundësive për kineastët e Kosovës të trajnohen, studjojnë dhe vijojnë shkollime pas-universitare në këtë institucion me famë botërore.

Pas takimit kryesuesi i Këshillit drejtues të QKK, z.Zharku tha: ‘Kemi finalizuar një marrëveshje lirisht mund të them historike. Kjo marrëveshje si dhe aktivitetet e tjera të QKK-së viteve të fundit, ngritja e buxhetit për filmin, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, dhe edukimi I brezit të ri të kineastëve, sidomos në fushat që kanë qenë deficitare, do të hapin mundësi të mëdha për zhvillimin e industrisë së filmit të Kosovës. Me këtë rast dua të falendëroj Ministrinë e Kulturës që po qëndron mbrapa të gjitha këtyre iniciativave dhe aktiviteve të QKK-së. Mezi pres që kjo marrëveshje të nënshkruhet, besoj brenda këtij muaji’.

Dekani i FAMU z.Jech u shpreh se është i lumtur që FAMU mund të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e kinematografisë së Kosovës, duke krijuar hapësirë dhe mundësi në programe të ndryshmë që ofron FAMU e që për Kosovën janë shumë të nevojshme.

Ndërsa z.Berisha drejtori i QKK theksoi: ‘Jam shumë krenar që marr pjesë në ndërtimin e kësaj marrëveshje, e cila besoj do të ndërron thelbësisht fatin, për të mirë, të kinematografisë së Kosovës. Ka qenë ëndërr e imja rinore të studjoj në FAMU dhe tani jam këtu në cilësi tjeter, por edhe më i lumtur që tani po hapim mundësinë për kineastët e Kosovës të ngriten profesionalisht në nivelin më të lartë të mundshëm ndëdrkobmëtar. Kjo, jam i bindur, do të jetë kthesë historike për industrinë tonë të filmit’.

FAMU është themeluar në vitin 1945, dhe njihet si një ndër 10 akademitë më të mira të botës për film, dhe më e mira në Evropë. Nga ky institucion kanë dalur emra të mëdhenj të kinematografisë botërore, si Milos Forman, Milan Kundera etj.

Partnerët tanë