close

QKK në Sofia Meetings

Ne edicionin e sivjetme te Sofia Meeting, platformen e industrise filmike te Sofia International Film Festival, i ftuar per te dyten here radhazi ishte edhe drejtori i Qendres Kinematografike te Kosoves, z.Fatos Berisha.

Ai ishte pjese e panelit ne debatin me teme 'Fondet e filmit dhe distribucioni' se bashku me homologet nga regjioni dhe bota: Katriel Schory nga Israeli Film Fund, Miroljub Vučković nga Film Center Serbia dhe Darko Baseski nga Macedonian Film Fund. Moderator i debatit ishte kritiku i filmit Martin Blaney nga Screen International.

Sofia Meetings sivjet pati edicionin e 10, dhe eshte nje nga eventet me te rendesishme te ketij lloji ne regjion. Sofia Meetings mbledh mbi 150 profesionist te industrise filmike nga regjioni dhe bota.

Partnerët tanë