close

Në Prishtinë filloi Festivali i filmave dokumentar "Një Botë 2011"

Në kinemanë ABC në Prishtinë, te enjten filloi edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut Një Botë. Hapjen e edicionit të njëmbëdhjetë e bëri drejtori i festivalit Një Botë 2011, Arian Zeka i cili në vend të historikut foli për rëndësinë e vazhdimit të traditës së Festivalit si dhe falënderoi sponsorët dhe mbështetësit e tjerë që mundësuan realizimin edhe të një edicion tjetër të festivalit.

Pas këtyre fjalimeve, të pranishmit patën mundësinë të shihnin filmin dokumentar të regjisores kosovare Mrika Krasniqi “Goli Otok”. Festivali mbahet prej dates 12 deri 16 dhjetor, ne Kino ABC ne Prishtine.

Partnerët tanë