close

QKK për herë të parë në Cannes

Komunikate per media - 14/05/2012

Qendra Kinematografike e Kosoves duke vazhduar punen ne promovimin e kinematografise dhe industrise vendore, dhe do te hap Pavilionin e Kosoves ne festivalin me te madh boteror te filmit ne Cannes.

Kosova, gjegjesisht Qendra Kinematografike e Kosoves do te renditet perkrah shteteve dhe organizatave nga gjithe bota ne ‘Marche du Film’ te festivalit te Cannes. Eshte hera e pare qe Qendra Kinematografike e Kosoves do te perfaqesohet ne kete festival prestigjioz, dhe ne kete nivel. Duke iu falenderuar nikoqireve francez, Kosova do te kete Pavilionin e saj krah pavilionit francez.

Qendra Kinematografike e Kosoves ka aplikuar per anetaresim ne organizaten European Film Promotion (EFP), dhe drejtori i QKK z.Fatos Berisha do te shpalos kandidaturen e Kosoves ne Asamblene Gjenerale te EFP qe do te mbahet gjate festivalit te Cannes. Kandidatura e Kosoves do te votohet pro apo kontra nga 33 anetaret e saj. Anetaresimi ne kete organizate do t’i sillte dobi te madhe kinematografise vendore.

European Film Promotion (EFP) eshte i vetmi rrjet i organizatave per promovim dhe marketing te filmave evropian ne gjithe boten.

E themeluar 1997, kjo organizate perbehet nga organizatat profesionale nga 22 shtete evropiane, qendra kinematografike, fonde filmi apo organizata te ngjashme qe jane eksperte per promovim te kinematografise perkatese vendore. Nder ambrellen e EFP, te gjitha keto organizata punojne se bashku per promovim ne gjithe boten te kinemase dhe talenteve evropiane.

EFP ka programe te vecanta per zhvillimin dhe promovimin e aktoreve te rinj, regjisoreve dhe producenteve, si dhe promovimin e filmave evropian ne tregjet amerikane dhe aziatike.

 

Partnerët tanë