close

Projekti filmik i QKK-së 'Babai' në CineLink të Sarajevës

Projekti filmik 'Babai' i skenaristit dhe regjisorit Visar Morina, projekt ky i perkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosoves ne vitin 2011, eshte perzgjedhur per CineLink Plus 2012 te festivalit nderkombetar te filmit ne Sarajeve.

CineLink eshte shtylla e programit te industrise filmike te ketij festivali prestigjioz nderkombetar, dhe eshte platforme per zhvillim dhe finansim te projekteve te parapara per koproduksione evropiane. 
Nga mbi 80 projekte qe aplikuan nga 18 shtete te Evropes Juglindore, projekti 'Babai' eshte futur ne mesin e 17 projekteve qe do te garojne per cmimet finansiare ne vleren totale prej 50,000 euro dhe ato te sherbimeve teknike nga sponzoret e ketij festivali: ARTE, CNC (Centre national de la cinematographie), Eurimages dhe Synchro Film & Video.
CineLink Co-Production Market 2012 do te mbahet prej 11 deri 14 korrik 2012, gjate edicionit te 19 te festivalit nderkombetar te filmit ne Sarajeve ku edhe do te ndahen shperblimet. 

Partnerët tanë