Ne Tirane prej 14-16 nentor mbahet takimi vjetor i para-selektimit te filmave nga Evropa juglindore per festivalin e njohur te filmit ne Berlin, edicionin 2012. Qendra Kinematografike e Kosoves per here te pare merr pjese ne kete lloj prezentimi, ku shfaqi 6 filmat qe kishte subvencionuar.
"Eshte ndjenje e posaqme te prezantosh filmat tane para panelit te selektoreve te Berlinales. Kisha nderin te prezentoj 6 filma, 3 te metrazhit te gjate dhe 3 te shkurter. Poashtu ne i kemi ftuar edhe producentet e ketyre filmave vendor te jene prezent ne takimin qe selektoret paten me kineastet e Shqiperise dhe rajonit", theksoi drejtori i QKK Fatos Berisha nga Tirana.
Regjisorja Arzana Kraja ishte nje nga kineastet e Kosoves prezente aty. 'Jam shume e lumtur qe edhe filmi im eshte prezentuar krahas filmave tjere te Kosoves. Posaqerisht ishte shume i rendesishem fakti qe takuam selektoret e Berlinales dhe patem rastin te bisedojme me ta" tha regjisorja Kraja.
Eshte kjo praktike qe Berlinale ka filluar tashme 5 vjet, duke zgjedhur cdo vjet nje qender te nje vendi Ballkanik per te bere pre-selektimin e filmave per Berlin. Takimi i ardhshem i pre-seleksionimit do te behet vitin e ardhshem ne Kosove me nikoqir Qendren Kinematografike te Kosoves.