Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës i përbërë nga Arben Zharku – Kryesues, Burbuqe Berisha, Agron Vula, Ilir Kabashi dhe Arben Apolloni - anëtarë, i tubuar me datë 25 e 26.07.2012, pasi shqyrtoi propozimin e Jurisë Vlerësuese të konkursit për projekte filmike të metrazhit të gjatë të datës 24.07.2012 solli këtë:
V E N D I M
Në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte:
1. Mbretëria e Therrave, me skenar të Anton Ndrecaj dhe regji të Zana Radogoshit dhe Anton Ndrecaj, i produksionit N.SH. “SHORTCUT”, me producent Fitim Shalën, subvencionohet me vlerë prej 113,000.00 € (njëqidetrembëdhjetëmijëeuro).
2. Ngasësi, me skenar të Arben I. Kastratit dhe regji të Valter Lucajt, i produksionit N.Sh. ORION, me producent Kushtrim Sheremeti, subvencionohet me vlerë prej 110,000.00€ (njëqindedhjetëmijëeuro).
3. Gold, me skenar dhe regji të Bujar Alimanit, i produksionit N.SH. “GEGNIA FILM”, me koproducent Valon Jakupaj, subvencionohet me vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetëmijëeuro).
4. Gone back, me skenar dhe regji të Ernest Mehollit, i produksionit N.SH. “ILLYRIA FILM”, me producent Ernest Mehollin, subvencionohet me vlerë prej 30,000.00 € (tridhjetëmijëeuro).
5. Dashuria dhe të tjera raste vdekjesh, me skenar të Gert Steinheimer, Florian Frerichs e Stephan Warnatsch dhe regji të Miguel Angelo Pate, i produksionit G-ON FILM PRODUCTION SH.P.K., me producent Agron Shalën, Agron Krasniqin dhe Florian Frerichs, subvencionohet me vlerë prej 10,000.00 € (dhjetëmijëeuro).
6. Sworn Virgin/Virgjëresha e përbetuar, me skenar të Franceska Virgin e Laura Bispuri dhe regji të Laura Bispuri, i produksionit N.SH. “CIRCLE PRODUCTION”, me koproducentBesnik Krapin dhe Arzana Krajën, subvencionohet me vlerë prej 10,000.00 € (dhjetëmijëeuro).
Projektet për zhvillim skenari
1. Histori maje kulmi, me skenar dhe regji të Gazmend Nelës, i produksionit N.SH. “FRAME”, me producent Gazmend Nelën dhe Arben Shalën, subvencionohet me vlerë prej 3,500.00€ (tremijepesëqind) dhe
2. Unë të dua Ana Andrea, me skenar dhe regji të Arsim Halitit, i produksionit N.SH. “PRO MEDIA”, me producent Gazmend Elshani, subvencionohet me vlerë prej 3,500.00€ (tremijepesëqind).
Në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të shkurtër, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte:
1. Kanarinët e dijnë, me skenar të Kaltrina Krasniqit dhe Genc Salihut dhe regji të Kaltrina Krasniqit, i produksionit N.T.P. “DIT E NAT LIBRA, me producent Kaltrina Krasniqin, subvencionohet me vlerë prej 13,500.00 € (trembëdhjetëmijepesëqindeuro)
2. Përqafimi i fundit, me skenar dhe regji të Lulzim Guhellit, i produksionit N.T.SH. “CINEPRODUCTION”, me producent Trim Musliun, subvencionohet me vlerë prej 13,000.00 € (trembëdhjetëmijeuro).
3. Kali i shkumësit, me skenar të Alban Ukaj dhe regji të Yll Çitakut, i produksionit VIDEO PRODUKSION KOPERATIVA, me producent Arian Rexhepin, subvencionohet me vlerë prej 12,000.00 € (dymbëdhjetëmijëeuro).
4. Ballkoni, me skenar dhe regji të Lendita Zeqirajt, i produksionit N.SH. “N’ART”, me producent Bujar Kabashin, subvencionohet me vlerë prej 10,000.00 € (dhjetëmijëeuro) dhe
5. Çlirimi, me skenar deh regji të Burim Halitit i produksionit N.Sh. “EUREKA FILM PRODUCTION”, me producent Erald Sava, subvencionohet me vlerë prej 9,000.00 € (nëntëmijëeuro)
Në kategorinë e filmit dokumentar, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte:
1. Vatër/Atdheu, me skenar dhe regji të Pamela Cohn i produksionit N.SH. “PUNETORIA FILMIKE”, me producent Jeton Jagxhiu,subvencionohet me vlerë prej 25,000.00 € (njëzetëepesëmijëeuro).
2. Toka e Grave, me skenar dhe regji të Orhan Kerkezit, i produksionit N.SH. BUTTERFLY, me producent Faton Hasimja, subvencionohet me vlerë prej 10,100.00 € (dhjetëmijenjëqindeuro).
Për zhvillim skenari:
1. Projekti: Nëna dhe Hëna , me skenar të Ilir Shaqirit dhe regji të Mahir Musliut i produksionit ENVINION Sh.p.k., me producent Mahir Musliu, subvencionohet me vlerë prej 2,500.00 € (dymijëepesëqindeuro).
Në kategorinë e filmit të animuar, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte:
1. Fija e barit n’beton, me skenar dhe regji të Dritëro Mehmetaj i produksionit NTSH “ANYMATE”, me producent Leutrim Bajrami, subvencionohet me vlerë prej 14,000.00 € (katërmbëdhjetëmijëeuro) dhe
2. Alone, me skenar të Faton Laknës dhe regji të Jeton Laknës i produksionit NSH “DIGITAL DIMENSION”, me producent Jeton Laknën, subvencionohet me vlerë prej 13,000.00 € (trembëdhejtëmijëeuro).