close

QKK Pëzgjedh projektet fituese të filmave të metrazhit të gjatë dhe animacion

Këshilli Drejtues i QKK në mbledhjen e mbajtur me datën 10.7.2013 pas shqyrtimit të propozimeve të jurisë për subvencionim/ bashkëfinansim të projekteve të filmave të metrazhit të gjatë dhe animacion, mori këtë vendim:

 

Në kategorinë e filmit të gjatë, në bazë të propozimit të jurisë, subvencionohen këto projekte:

1. “Martesa” i kompanisë “Beze”, skenarin e Blerta Zeqirit dhe Kreshnik Berishës, me regji të Blerta Zeqirit, me producent Kreshnik Berisha, subvencionohet me shumën prej 150,00.00€ (njëqindepesëdhjetëmijë euro).

2. “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” i kompanisë “Media &Film Production”, me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit, me producent Mumin Jashari dhe Sashko Paulovski, subvencionohet me shumën prej 60,00.00€ (gjashtëdhjetëmijë euro).

3. “Rooftop Sonata” i kompanisë “Produksioni 1244”, me skenar dhe regji të Edon Rizvanollit, me producent Meriton Ahmeti,subvencionohet me shumën prej 50,00.00€ ( pesëdhjetëmijëeuro). dhe

4. “Histori maje Kulmi”, i kompanisë “Frame”, skenarin e Arian Krasniqit dhe Gazmend Nelës, me regji të Gazmend Nelës, me producent Gazmend Nela, subvencionohet me shumën prej 65,00.00€ ( gjashtëdhjetëepesëmijëeuro).

 

Në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë Koproduksione minore (Minority Co-production), në bazë të propozimit të jurisë, subvencionohen këto projekte:

5. “Bota”, i kompanisë “Flex Production”, skenarin e Iris Elezit dhe Tomas Logorecit, me regji të Iris Elezit, me producent Lydra Vraniqi, subvencionohet me shumën prej 50,00.00€ ( pesëdhjetëmijëeuro), dhe

6. “Burrneshat”, i kompanisë “Era Film Kosovë”, skenarin e Laura Bispurit dhe Franceska Manieri, me regji të Laura Bispurit, me producent Sabina Kodra. subvencionohet me shumën prej 50,00.00€ ( pesëdhjetëmijëeuro).

 

Në kategorinë e filmit të gjatë, në bazë të propozimit të jurisë për zhvillim skenari subvencionohen këto projekte

7. “Ina” i kompanisë “Neë Film”, skenarin e Bekim Seles, me producent Bekim Sele, përkrahet me shumën prej 3.500.00€ (tremijëepesëqindeuro).

8. “Muzgu” i kompanisë “Hera Production”, skenarin e Mentor Halitit dhe Burbuqe Berishës, me producente Burbuqe Berisha, përkrahet me shumën prej 3.500.00€ ( tremijëepesëqindeuro).

9. “Teatri” i kompanisë “I Medica Group”, skenarin e Besart Sllamnikut, me producent Besart Sllamniku dhe Genc Berisha, përkrahet me shumën prej 3.500.00€ ( tremijëepesëqindeuro). dhe

10. “Korniza e Kuqe”, i kompanisë “Thumbs Up”, skenarin e Ismet Sijarinës, me producent Ismet Sijarina, përkrahet me shumën prej 3.500.00€ ( tremijëepesëqindeuro).

 

Në kategorinë e filmit të animuar, në bazë të propozimit të jurisë, subvencionohen këto projekte:

11. “Ncuk Ncuk Ncuk”, i kompanisë “Trembelat", me skenar dhe regji të Visar Arifaj, me producent Yll Rugova, subvencionohet me shumën prej 17.000.00€ ( shtatëmbëdhjetëmijëeuro). dhe

12. “Plisi”, i kompanisë “Arel”, me skenar dhe regji të Gjon Markut, me producent Luan Kantarxhiu. subvencionohet me shumën prej 22.800.00€ ( njëzetedyhmijëetetëqindeuro).

Partnerët tanë