Norika Sefa është përzgjedhur nga shkolla e filmit në Pragë FAMU në programin master për skenar e cila do të përfitoj bursë të plotë në bazë të marrveshjes së nënshkruar nga MKRS-QKK-FAMU të nënshkruar vitin e kaluar në Pragë.
Norika Sefa ka studiuar Dramaturgji në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ndërkohë ka të kryer dhe një shkollë profesionale filmi në Danimarkë me drejtim në regji. Gjatë kësaj kohe realizoi disa filma të metrazhit të shkurtër, skenarin dhe regjinë e të cilave e bëri vet. Sivjet e zgjedhur si njëra ndër aplikantet me skenarin më të mirë për konkursin e skenaristëve europian Nisi-Masa organizuar në Luxembourg dhe Bratislavë, u kthye me një skenar që u vlerësua të jetë shumë origjinal dhe pret të realizohet. Ka marrë pjesë në workshope të ndryshme filmi jashtë Kosovës. Norika pritet të nis gjirimet e një filmi të shkurtër në Finlandë, gjatë kësaj vere.