close

Drejtori Berisha jep dorëheqje

Në mbledhjen e Këshillit drejtues të QKK të datës 18.9.2013 Fatos Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në letrën e dorëheqjes z.Berisha deklaroi se arsyet janë personale dhe lidhen me familjen dhe karierën e tij.

Këshilli Drejtues e aprovoi dorëheqjen e z.Berisha duke marrë parasysh arsyetimin e tij që lidhet me shkaqet personale, dhe njëkohësisht e vlerësoi lart punën dhe angazhimin e deritashëm të tij.

Kryesuesi i Këshillit Arben Zharku me këtë rast deklaroi: 'Shpreh keqardhjen që po ndërprehet puna dhe bashkëpunimi ynë, por njëkohësisht falenderoj z.Berisha për kontributin e madh që e ka dhënë, së pari në njohjen ndërkombëtare të kinematografisë së Kosovës, si dhe anëtarësimi i QKK në European Film Promotion dhe pjesmarrja e Kosovës në Cannes dhe Berlinale, dhe marrëveshja me akademinë e filmit FAMU në Pragë, dhe shumë punë tjera që janë bërë me angazhimin dhe kontributin e tij të drejtëpërdrejtë’.

z.Berisha pas mbledhjes deklaroi: ‘Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, në vecanti Këshillin Drejtues, Ministrin Krasniqi dhe MKRS, si dhe gjithë kineastët vendor dhe partnerët ndërkombëtar, me të cilët QKK këto dy vite ka zhvilluar një bashkëpunim dhe aktivitet të madh. I dëshiroj pasardhësit tim fat dhe suksese, dhe i ofroj bashkëpunimin tim në të ardhmen’.

Berisha ishte zgjedhur në detyrë në gusht të vitit 2011, nga e cila periudhë deri më sot janë subvencionuar 45 projekte filmike, prej të cilave 11 koproduksione me shtetet tjera. 

Partnerët tanë