Qendra Kinematografike e Kosoves sot zyrtarizoi prezencen, per here te pare prej se ekziston kjo qender, ne nje nder festivalet me prestigjioze boterore 'Berlinale'. Me saktesisht, QKK hapi stenden ne Berlinale - European Film Market, eveniment ky qe mbledh industrine e filmit nga tere bota. European Film Market qe u hap sot, dhe perfundon me 17 shkurt, mbledh rreth 7000 profesioniste nga mbi 90 shtete, dhe se bashku me festivalin e Cannes, eshte vendtakimi me i rendesishem boteror i industrise se filmit. "Ky eshte nje moment shume i rendesishem, gati historik do te thoja, per Qendren Kinematografike dhe industrine e filmit te Kosoves. Jemi krenar qe me ne fund arritem te jemi prezent ne kete eveniment te madh, ku do te promovojme jo vetem filmat e prodhuar nga QKK, por edhe industrine tone te filmit ne pergjithesi, shtepite filmike, festivalet nderkombetare te filmit te Kosoves, Kosoven si shtet dhe si lokacion i mundshem per xhirime te filmave te huaj. Poashtu do te kerkojme te gjejme ate qe me se shumti na nevojitet, partneret per bashkeprodhime te filmave tane" deklaroi drejtori i QKK Fatos Berisha nga Berlini. Festivali nderkombetar i filmit 'Berlinale' qe u hap sot, sivjet mban edicionin e 62-te, duke pasur nje shikueshmeri shume te larte me mbi 300,000 bileta te shitura dhe afro 4000 gazetare te akredituar nga tere bota.