Pas suksesit në Abu Dhabi ku Arben Zharku e fitoi cmimin për producentin më të mire të festivalit, vijnë edhe tri ftesa tjera për këtë film të regjisorit Ariel Shaban.
'Kaseta e Dasmës' do të jetë në konkurencë ndërkombëtare në Regensburg Short Film Festival, Landshuter Short Film Festival dhe Friburg Film Festival.
Filmi është një tregim për një mashkull që është gati për të ikur nga Kosova në Gjermani nëpërmjet një dasme të falsifikuar, mirëpo në fund vendos të rrijë.
Filmi devijon nga portretizimi i zakonshëm të martesës së aranzhuar, duke e shndërruar atë në një arsyeje për të dashur vendlindjen, kulturën dhe popullin.
Filmi është xhiruar në janar të 2011, me ekipe filmike nga Kosova, Gjermania dhe Shqipëria, me aktorët kryesor Astrit Kabashi, Yllka Gashi, Fatmir Spahiu, Çun Lajçi etj.
'Kaseta e Dasmës', me regji dhe skenar të Ariel Shaban, e përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2010, me produksion të Qendra Production nga Kosova dhe Detail Film nga Gjermania. Filmi ka pasur mbështetje gjithashtu edhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).