close

Filmi 'Kolona' fiton çmimin e publikut ne Warsaw Film Festival

Pas suksesit ne Monterrey te Meksikos ku fitoi çmimin filmi me i mire i shkurtër ndërkombëtar, filmi 'Kolona' merr çmimin e Audiencës ne edicionin e 28 te festivalit ndërkombëtar te filmit ne Varshavë te Polonisë qe u mbajt nga 12-21 tetor.

Me te kuptuar lajmin regjisori Ujkan Hysaj tha: 'Me te kumtuar lajmin nga Warsaw Film Fest, u ndjeva shume mire dhe shume i vlerësuar, sepse çmimi i publikut tregon vlerësimin më real që mund të bëhet në ndonjë festival, ndërsa vlerësimi i Jurisë gjithmonë mund te jete relativ për arsye te shijeve se ndryshme. Publiku polak është publike me tradite shume te madhe ne kinematografi dhe po ajo publike ne ka vlerësuar si filmi me i mire për ta. Kjo do te thotë shume për kinematografinë e vendit tone.'

Kohe me pare filmi 'Kolona' po ashtu u shfaq edhe ne Abu Dhabi Film festival në Emiratet e bashkuara Arabe.

'Është edhe një lajm i mire për regjisorin Ujkan Hysaj, ekipin e filmit, por edhe për QKK-në dhe industrinë e filmit te Kosovës. Presim ende lajme te mira nga ky film, por edhe nga filmat tjerë, si 'Shkurta' i Arzana Krajes qe do ta ketë premierën ne Rio Film Fest e pastaj edhe ne Cottbus të Gjermanisë, si dhe 'Agnus Dei' i Agim Sopit qe është ftuar në një festival te rëndësishëm aziatik' tha Fatos Berisha, drejtori i Qendrës Kinematografike te Kosovës.

Filmi 'Kolona' është bashkëprodhim i AJO Pictures dhe Qendrës Kinematografike te Kosovës. Skenari: Besian Hysaj, regjia: Ujkan Hysaj, ne rolet kryesore luajnë: Sunaj Raca, Arbnesha Grabovci-Nixha, Irena Cahani, Don Raça, Enis Krapi, Vllado Jovanovski, Bislim Muqaj.

Partnerët tanë