close

Projekti filmik kosovar ‘Tri dritare dhe një varje’ ka fituar çmimin e parë në CineLink

Projekti filmik kosovar ‘Tri dritare dhe një varje’ ka fituar çmimin e parë në CineLink - Work in Progress që mbahet në kuadër të festivalit të filmit në Sarajevë.

Çmimin e parê nê vlerë prej 80,000 euro e jep kompania mê prestigjioze gjermane për post-produksion filmik 'Post Republic'.

Projekti filmik i metrazhit të gjatë ‘Tri dritare dhe një varje’ në regji të Isa Qosjes, i produksionit ‘CMB’, është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, poashtu vitin e kaluar është zgjedhur si projekti më i mirë në ‘Connecting Cottbus’ në festivalin e filmit në Cottbus, Gjermani.

Programi ‘Work in Progress’ i Festivalit të filmit në Sarajevë prezenton projektet filmike më të reja dhe premtuese, që aktualisht ndodhen në fazën e postproduksionit, para një paneli të përfaqësuesve dhe vendim-marrësve të nivelit të lartë nga industria europiane e filmit.
Nga gjithsejt 40 projekte aplikuese, sivjet juria nderkombetare perzgjedhi filmin kosovar nga 6 projekte nga shtete të ndryshme evropiane që u futën në fazën finale.

CineLink është pjesë e Festivalit të Filmit të Sarajevës, dhe është një platformë për zhvillim dhe financim të projekteve regjionale të filmave të metrazhit të gjatë të përzgjedhura me kujdes dhe të parapara për koproduksion me Europë. 

Partnerët tanë