close

QKK memorandum me Fakultetit të Arteve për financimin e studentëve që diplomojnë

Qendra Kinematografike e Kosovës marrëveshje bashkëpunimi edhe me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo marrëveshje parasheh financimin e të gjithë filmave të diplomës të studentëve të regjisë së filmit, marrëveshje e cila kapë vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Qendra Kinematografike e Kosovës gjithashtu do t’i përkrah studentët duke i angazhuar në punë me produksionet filmike që janë të regjistruar në këtë institucion.

“Faleminderojmë QKK-në për iniciativën dhe shpresojmë që ta jetësojmë këtë marrëveshje ashtu si në të shkruar. Do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për studentët dhe nga ana jonë mbetet vetëm të bëjmë një punë cilësore të lartë artistike.” u shpreh Prodekani i Fakultetit të Arteve, Hajrush Fazliu.

Ndërsa drejtori i QKK-së, Arben Zharku tha: “Jam shumë i kënaqur që QKK po ju krijon këtë mundësi studentëve të regjisë së filmit dhe në këtë mënyrë po ua hapë dyert për projektet e tyre të ardhshme si regjisor debutant.”

QKK përveç financimit të filmave të diplomës do t’a bëj edhe promovimin e tyre nëpër festivale ndërkombëtare përmes një pakete të përbashkët çdo vit. 

Partnerët tanë