close

Përfunduan xhirimet e filmit të gjatë “Gruaja e Shtëpisë”

Filmi Gruaja e Shtëpisë me regji të Fatos Berishës dhe producent Liridon Cahanin ka perfunduar xhirimet me dje me datën 26 Mars 2025.

Në rolet kryesore janë Luana Bajrami dhe Vladimir Topic.

Filmi Gruaja e Shtëpisë trajton historinë e Marijës, një vajzë 20-vjeçare nga veriu i Shqipërisë, e cila blihet për t’u martuar me një burrë serb në Kosovë. E izoluar dhe e papranuar nga komuniteti, ajo përballet me tragjedi dhe padrejtësi, derisa merr fatin e saj në duart e veta. Ky film eksploron temën e identitetit, fuqizimit dhe luftës për të drejtat në një mjedis të ashpër patriarkal.

Xhirimet e filmit përfunduan me sukses dhe projekti u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kinematografike e Shqipërisë. 

Partnerët tanë